Tragjedia në Shkodër, Spahia: Ka dhimbje që nuk përshkruhen me fjalë

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në fshatin Domen të Postribës, ku një nënë e re dhe dy fëmijët e saj të mitur humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, Spahia e cilësoi ngjarjen si një dhimbje të papërshkrueshme që prek jo vetëm familjen, por mbarë opinionin publik.

Ai u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave, duke uruar që të gjejnë forcë për të përballuar humbjen e rëndë

Reagimi i deputetit Bardh Spahia:

Ka ngjarje që të lënë pa fjalë e dhimbje që nuk përshkruhen.

E tillë është kjo e sotmja në familjen Çobaj në fshatin Domen, të Postribës, ku humbën jetën në mënyrë tragjike Blerina Çobaj dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Një tragjedi që prek zemrën e çdo prindi dhe mbarë opinionit publik. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe të gjithë banorët e zonës, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

U prehshin në paqe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...