Franca deporton gazetaren ruse Fedorova

Publikuar me datë:

Franca ka urdhëruar dëbimin e gazetares ruse Xenia Fedorova, ish-drejtoreshë e RT France, duke e akuzuar atë se ka shpërndarë propagandë të Kremlinit, kanë bërë të ditur disa media lokale.

Vendimi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme, sipas një njoftimi të parë nga gazeta Liberation dhe të raportuar nga Le Parisien.

Sipas dekretit, veprimet e Fedorovës “cenon interesat themelore të shtetit” dhe praninë e saj të vazhdueshme në territorin francez e cilëson si “kërcënim veçanërisht serioz dhe aktual për rendin publik”.

Autoritetet e akuzojnë gazetaren se ka vepruar si “përcjellëse e fushatave të dezinformimit të drejtuara nga autoritetet ruse”, me synimin për të “destabilizuar rendin publik” në Francë.

Aktualisht, Fedorova shfaqet si kolumniste në disa media franceze të kontrolluara nga miliarderi konservator Vincent Bollore, përfshirë CNews, Journal du Dimanche, JDNews dhe Europe 1.

Ministri i Jashtëm Jean-Noel Barrot ka deklaruar më parë se ajo është “propagandiste të certifikuar që shërben si kanal i Kremlinit për dezinformimin”.

Fedorova ka qenë më parë drejtuese e RT France, filialit francez të transmetuesit rus të financuar nga shteti. Bashkimi Evropian ndaloi transmetimin e RT dhe Sputnik në vitin 2022 pas fillimit të luftës në Ukrainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]