Ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë, rrezikoi jetën e pushuesve në Shëngjin

Publikuar me datë:

Një drejtues mjeti lundrues është gjobitur me 500 mijë lekë të rinj dhe mjeti i tij është sekuestruar, pasi u kap duke lundruar me shpejtësi brenda zonës së sigurisë të rezervuar për pushuesit në bregdetin e Shëngjinit.

Policia e Shtetit njofton se shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, identifikuan një mjet lundrues që kishte hyrë në zonën ku lundrimi është i ndaluar, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e pushuesve në det.

Pas kryerjes së kontrollit, drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet D. M., u penalizua me një gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa mjeti i tij u bllokua nga autoritetet.

Policia e Shtetit ka shprehur mirënjohje për qytetarët që kanë bërë denoncime dhe theksoi se çdo shkelje që rrezikon sigurinë e pushuesve do të trajtohet me përparësi dhe do të ndëshkohet konform ligjit.

Autoritetet iu bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke paralajmëruar se kontrollet përgjatë bregdetit do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit turistik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...