Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke në Bashkinë Bulqizë këtë të mërkurë.
Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, janë përhapur me shpejtësi, duke krijuar rrezik për pyjet dhe banesat përreth.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bulqizës, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa u bëhet apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre.

