Paris/ Sulm me thikë , tre persona të lënduar

Publikuar me datë:

Një burrë u ndalua nga policia franceze të hënën, pasi sulmoi me thikë tre gra pranë “Porte de Clichy”, në pjesën veriore të Parisit, sipas ministrit të Brendshëm, Laurent Nunez.
Sipas tij, autori përdori dy thika kuzhine për të plagosur tre gra të moshave 19, 24 dhe 36 vjeç, ku dy prej tyre mbetën të plagosura rëndë.

Gjatë momentit të ndalimit, autori dëgjohet duke thënë: “Është Allahu ai që më urdhëroi”.

Policia e arrestoi autorin menjëherë pas ngjarjes.

Nunez sqaroi se ndalimi i autorit u bë nga një efektiv policie që ndodhej jashtë shërbimit.

“Ishte një veprim shumë i guximshëm”, theksoi ministri.
Motivi për këtë sulm nuk është sqaruar ende. Ai shtoi gjithashtu se identiteti i autorit nuk ka mundur të vërtetohet, pasi deklaratat e tij gjatë arrestimit ishin “të paqarta dhe të çrregullta”.

Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit në Francë bëri me dije se po shqyrton mundësinë për të hapur një hetim rreth incidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia U-19 rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sezonin e ri

Vllaznia U-19 ka hapur zyrtarisht sezonin futbollistik 2026-2027, duke...

Kujdes/ Skema e re mashtruese në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror!

Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm...

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi të papërshtatshme për konsum

GREQI- Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese...