Vllaznia mposhtet nga Apolonia në testin para Ligës së Kampionëve, Leka kërkon më shumë nga skuadra

Publikuar me datë:

Vllaznia në futbollin e femrave po vazhdon përgatitjet intensive në prag të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve. Në kuadër të kësaj faze përgatitore, kampionet e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje miqësore në stadiumin “Loro Boriçi”, ku u përballën me ekipin e Apolonisë.

Sfida përfundoi me fitoren 3-2 të skuadrës fierake, një test që i dha mundësi stafit teknik të analizojë formën e ekipit dhe të evidentojë elementët që kërkojnë më shumë punë përpara nisjes së kompeticionit europian.

Pas përfundimit të takimit, trajneri Nikolin Leka u shpreh i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se lojtaret duhet të rrisin ritmin, përqendrimin dhe nivelin e lojës për të qenë sa më të përgatitura për sfidat e Ligës së Kampionëve.

Në ditët në vijim, stafi teknik do të vijojë punën për të përmirësuar mangësitë e shfaqura në këtë ndeshje kontrolli, me objektivin që Vllaznia të paraqitet sa më dinjitozisht dhe konkurruese në arenën europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të reja nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun

Zbardhen të tjera të dhëna lidhur me aksidentin tragjik...

Bardh Spahia: Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënim për Kosovën, Rama po hesht

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...

“Katër Stinët” e Vivaldit tingëllojnë sonte në Shkodër

Shkodra do të mirëpresë mbrëmjen e sotme një aktivitet...