21-vjeçari nga Shkodra tregon sa fitohet në Theth: Deri në 14 milionë lekë të vjetra në një sezon

Publikuar me datë:

Ndërsa shumë të rinj zgjedhin emigrimin, të tjerë po gjejnë mundësi fitimi brenda vendit falë turizmit malor. Një prej tyre është 21-vjeçari Antonel Vuksani nga Shkodra, i cili prej tre sezonesh punon në Theth dhe thotë se kjo zgjedhje i ka sjellë të ardhura të konsiderueshme.

Në një intervistë ai tregoi se punëdhënësi, u siguron punonjësve akomodimin, ushqimin dhe të gjitha shpenzimet e qëndrimit gjatë sezonit turistik.

Sipas Antonelit, paga bazë është rreth 100 mijë lekë të reja, ndërsa me bakshishet të ardhurat mujore arrijnë deri në 2 milionë lekë të vjetra. Duke qenë se sezoni në Theth zgjat rreth pesë deri në gjashtë muaj, ai thotë se një kamarier mund të sigurojë në total 12–14 milionë lekë të vjetra gjatë gjithë sezonit.

I riu, i cili është vetëm 21 vjeç, shprehet se ky është viti i tij i tretë në Theth dhe se çdo sezon ka qenë më i mirë se ai i mëparshmi. Në fund të intervistës, ai u drejtoi një mesazh bashkëmoshatarëve të tij, duke i inkurajuar të punojnë me përkushtim dhe të bëjnë krenare familjet e tyre.

Burimi: Euro News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fushë-Krujë/ Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Kastrioti”, dyshohet për shkak elektrik

Një banesë në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës është përfshirë...

Kryeministri hap 4 universitete, Shkodra mbetet jashtë/ Boçi: Hakmarrje politike

Deputeti i PD, Luciano Boçi,njëherazi drejtues politik përmes një...