Eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë në Parkun Kombëtar të Llogarasë

Publikuar me datë:

Një grup speleologësh ka realizuar një ekspeditë në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, e cila ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë, duke identifikuar një zgavër të panjohur më parë, rreth 70 metra të thellë dhe me një strukturë gati plotësisht vertikale.

Eksploruesit raportuan se në fundin e kësaj zgavre është hasur një masë e konsiderueshme gurësh, që mund të ketë ndaluar aksesin në galeritë e tjera të mundshme të shpellës.

Gjatë kërkimeve, u evidentuan gjithashtu shumë mbetje kockore të kafshëve të egra, përfshirë eshtra të derrit të egër, drerit, ujkut, dhelprës dhe specieve të tjera.

Ky zbulim vlerësohet se do të shërbejë si pikënisje për ekspedita dhe kërkime të reja, me synimin për të vlerësuar nëse shpella shtrihet më tej, si dhe për të dokumentuar pasuritë natyrore dhe speleologjike që ajo ofron.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...