“Vajzën po ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe 35-vjeçarit Refit Buzi që mbajti peng ish-partneren: Mua mos m’u afro, e kam ndarë mendjen

Publikuar me datë:

Ky është momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren e tij Rozalinda Plakën, të cilën e mbajti peng për 4 orë me radhë. 35-vjeçari e liroi ish-partneren me të cilën kishte pasur një marrëdhënie për afro 9 vite gjatë negociatave të zhvilluara nga Shefi i Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Korroveshaj.

Efektivi Korroveshaj negocion gjatë gjithë kohës me altoparlant me 35-vjeçarin, i cili qëndronte i ngujuar bashkë me Rozalinda Plakën në mjetin e tij. Pas disa orëve rezistencë, efektivi Korroveshaj afrohet drejt tyre, duke e këshilluar Buzin të mos i bënte keq vajzës, ndërsa një pjesë e negociatave është zbardhur nga gazetarja Xhensila Kodra.

PJESË E ZBARDHUR NGA NEGOCIATAT

MARIGLEN KORROVESHAJ: Vajzës mos i bëj keq!

BUZI: Nuk e liroj, mos u afro

KORROVESHAJ vijon negociatat: Do të zgjidhim gjithçka bashkë, ejani me mua!

BUZI: Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty…
Në këto momente, Shefi i Policisë së Roskovecit afrohet pranë tyre, merr vajzën në krahë dhe largohet, duke e lënë disa metra larg autorit dhe kthehet sërish drejt tij, për ta bindur të dorëzohet.

KORROVESHAJ: Gjërat do të rregullohen, lëre armën dhe eja me mua

BUZI: Largohu me vajzën, ik, unë do të rri këtu! Mos u afro ose do të vras veten!

Pas këmbënguljes së Buzit, shefi i policisë largohet me Rozalinda Plakën, e cila më pas u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Fierit, pasi ishte në gjendje të renduar psikologjike. Pavarësisht negociatave, 35-vjeçari nuk u bind, duke i dhënë fund jetës së tij rreth orës 16:35 të së premtes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të reja nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun

Zbardhen të tjera të dhëna lidhur me aksidentin tragjik...

Bardh Spahia: Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënim për Kosovën, Rama po hesht

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...

“Katër Stinët” e Vivaldit tingëllojnë sonte në Shkodër

Shkodra do të mirëpresë mbrëmjen e sotme një aktivitet...