Pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës, kapet në Kavajë 26-vjeçari i kërkuar nga Italia

Publikuar me datë:

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Kavajë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, të zhvilluar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania).

Në pranga ka rënë shtetasi B., 26 vjeç, banues në Kavajë, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata e Breshias i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim deri në 24 vjet burg.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, 26-vjeçari dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, por edhe italianë, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shpërndarjen e tyre në disa zona të Italisë.

Arrestimi u realizua nga specialistët e FAST Albania, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Policisë së Durrësit dhe Komisariatit të Policisë Kavajë.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e të arrestuarit drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të reja nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun

Zbardhen të tjera të dhëna lidhur me aksidentin tragjik...

Bardh Spahia: Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënim për Kosovën, Rama po hesht

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...

“Katër Stinët” e Vivaldit tingëllojnë sonte në Shkodër

Shkodra do të mirëpresë mbrëmjen e sotme një aktivitet...