Lëvizja e shtuar në sezonin veror, Policia Rrugore e Shkodrës rrit praninë në terren

Publikuar me datë:

Qarku i Shkodrës vazhdon të jetë një ndër zonat me trafikun më intensiv në Shqipëri, për shkak të pikave të kalimit kufitar në Muriqan dhe Han i Hotit, si dhe për shkak të destinacioneve të shumta turistike që shtrihen nga bregdeti deri në Alpet shqiptare.

Ermal Zenelaj, shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Shkodër, bën të ditur se gjatë muajve të verës, vëmendja e forcave të rendit është përqendruar pikërisht në rrugët më të mbingarkuara me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore thekson se prioriteti nuk është vendosja e gjobave, por parandalimi i shkeljeve dhe rritja e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Të dhënat për gjashtëmujorin e parë të vitit tregojnë një intensitet të lartë lëvizjesh në pikat kufitare të Shkodrës. Në këtë periudhë janë evidentuar rreth 2.14 milionë hyrje dhe dalje shtetasish si dhe afërsisht 950 mijë automjete, që përkthehet në një mesatare ditore prej 11 800 shtetasish dhe 5 250 automjetesh.

Ndërkohë, treguesit e sigurisë rrugore raportojnë përmirësim. Gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2025 ishin shënuar 55 aksidente, ndërsa këtë vit janë regjistruar 34 raste, 21 më pak. Gjithashtu, numri i viktimave është reduktuar ndjeshëm nga 13 në 4, ndërsa të plagosurit rëndë janë ulur nga 8 në 6 dhe të plagosurit lehtë nga 49 në 35.

I vetmi tregues në rritje mbetet ai i aksidenteve që kanë sjellë dëme materiale, të cilat nga 208 raste në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar kanë shkuar në 241 këtë vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump kritikon Netanyahun për të dytën ditë radhazi, para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi publikisht kryeministrin izraelit, Benjamin...

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...

Itali/ Zbulohet laboratori i drogës, sekuestrohen 15 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë

Një laborator droge është zbuluar nga autoritetet italiane në...