Bashkia Shkodër nis sistemimin e tregtarëve ambulantë me krijimin e “Tregjeve të Lagjeve”

Publikuar me datë:

Bashkia Shkodër ka ndërmarrë një iniciativë për të rregulluar aktivitetin e tregtarëve ambulantë që operojnë në hapësirat publike të qytetit. Lajmi është bërë i njohur nga kryebashkiaku Benet Beci, i cili shpjegoi se ky projekt ka për qëllim zgjidhjen e një problemi të vjetër.

Sipas deklaratës së tij, aktualisht rreth 100 tregtarë ofrojnë produkte në trotuare, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Për këtë arsye, Bashkia do të vendosë “Tregjet e Lagjeve – Pika e Fshatarit”, ku do të parashikohen tezga të lëvizshme në vende të dedikuara në lagje.

Kryebashkiaku njoftoi se tregtarët do të kenë mundësi të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa pagesë, në kushte të organizuara dhe në përputhje me standartet e përcaktuara nga bashkia. Ai theksoi se ky model i ri do të lironte trotuaret dhe hapësirat publike, ofron një ambient më dinjitoz për fermerët dhe tregtarët për të shitur produktet e tyre, si dhe do të sillte produkte të freskëta afër banorëve, duke kontribuar kështu në rritjen e pastërtisë dhe rendit në qytet.

Beci theksoi se ky është vetëm fillimi i një transformimi, që ai pret të zgjerhet në të gjitha lagjet e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related