Rrethimi i parlamentit me policë, reagon ashpër Bardhi: Askujt nuk i rrezikohet jeta nga qytetarët që protestojnë

Publikuar me datë:

Kreu I Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar me një postim pas masave të policisë për të rrethuar parlamentin.

“Askujt nuk i rrezikohet jeta nga qytetarët që protestojnë”, shkruan Bardhi.

“Kufizimi i lirisë së tubimit nuk mund të jetë një akt i pranueshëm në një vend kandidat për në BE”- shkruan ai.

Rrethimi i Kuvendit në një perimetër të zgjeruar dhe prania e paprecedent e një numri të madh të punonjësve të Policisë së Shtetit në godinën e Kuvendit, është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm. Askujt nuk i rrezikohet jeta nga qytetarët që protestojnë.

Policia e Shtetit ka arritur deri aty sa pengon lëvizjen e lirë dhe raportimin e pashqetësuar të punonjësve të medias, cka përbën një kufizim të papranueshëm të lirisë së medias.

Duhet menjëherë të hiqet dorë nga një sjellje e tillë e papranueshme dhe të lejohen qytetarët të protestojnë qetësisht dhe ku ato të dëshirojnë. Kufizimi i lirisë së tubimit nuk mund të jetë një akt i pranueshëm në një vend kandidat për në BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related