Portieri shkodran prezantohet tek skuadra e njohur italiane

Publikuar me datë:

Shkruar nga Gjergj KOLA

Portieri shkodran Enis Ujkaj ka ndryshuar skuadër. Ditën e sotme ai është prrezantuar tek ekipi i tij i ri, Pescara Calcio. 22 vjeçari ka bërë një sezon të mirë me ekipin e Trapanit në Seria D dhe si rrjedhojë drejtuesit e Pescara kanë insistuar për ta marrë.

Si rjedhojë marëveshja është arritur dhe 22 vjeçari është prezantuar sot tek klubi i ri. Kujtojmë që karriera e Enis Ujkajt ka qenë shumë interesante teksa deri në moshën 15 vjeçari ka qenë pjesë e Akademisë “Scutari” në Shkodër teksa është stërvitur nën drejtimin e trajnerit Erjon Hasaj.

Më pas kaloi në Itali ku luajti fillimisht me ekipet e moshave të Novara, më pas kaloi tek Gozzano. Karriera e tij do të vijonte tek ekipi Bra dhe së fundi tek Trapani. Padyshim që tashmë kalimi tek Pescara, skuadër që do të marrë pjesë në kampionatin e Seria C, do të jetë një mundësi e mirë që Ujkaj të tregojë aftësitë e tij.

Enis Ujkaj u pat grumbulluar kohë më parë edhe me kombëtaren U19 të Shqipërisë dhe tashmë shpreson shumë që duke bërë paraqitje të mira me ekipin e Pescara, t’i hapen dyer të reja për karrierën e tij.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...