Gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein, vetëm pak çaste pasi foli për CNN

Publikuar me datë:

Daniel Siad, një agjent mode nga Francia, i cili për më shumë se një dekadë dyshohej se ishte në dijeni të takimeve mes vajzave të reja të industrisë së modelimit dhe Jeffrey Epstein, një të dënuar për abuzim seksual, është gjetur i vdekur të hënën në apartamentin e tij në Colombes, një zonë në periferi të Parisit.

Konfirmimi i këtij lajmi erdhi nga Marie-Celine Loverisy, zëvendësprokurorja e Gjykatës së Nanterre, e cila lajmëroi se do të kryhet një autopsi për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.

Pak para ndarjes nga jeta, Siad kishte dhënë një intervistë për CNN, ku shprehte se nuk kishte qenë në dijeni që dy gra, të cilat ai i kishte prezantuar Epsteinit, e kishin akuzuar atë më vonë për abuzim seksual.

Sipas deklaratave të tij, Epstein kishte siguruar se kishte paguar për krimet e tij pas dënimit në vitin 2008 dhe se situata të tilla nuk do të ndodhnin më.

“I besoja atij dhe mendoja se ky djalë ishte një profesionist”, kishte thënë Siad gjatë bisedës me CNN.

Dokumentet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregojnë se Epstein i kishte paguar Siadit dhjetëra mijëra dollarë.

Në të njëjtat dosje, janë përfshirë mesazhe ku Siad informonte Epsteinin për gra të reja që ai kishte takuar, dhe në disa raste ishte dërguar fotografi të modeleve apo të kandidatëve për asistente.

Në një nga bisedat e tyre, pas dërgimit të një fotografie të një gruaje, Epstein kishte përgjigjur me një koment të shkurtër: “Shumë e madhe.”

Disa dokumente të tjera tregojnë se emri i Siadit përmendet më shumë se 2,000 herë në dosjet e Departamentit Amerikan të Drejtësisë në lidhje me çështjen Epstein.

Hetimet mbi lidhjet e Epstein me industrinë e modës vazhdojnë, ndërkohë që në Francë po zhvillohej një hetim penal ndaj Siadit, ku ai ishte akuzuar gjithashtu për sulm seksual. Një modele kishte pretenduar se ishte përdhunuar nga ai në vitin 1990, kur ai punonte në Francë, por Siad kishte mohuar akuzat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...