Lirohet hajdutja e exchange/ Vodhi 5000 € në ditën e parë të punës

Publikuar me datë:

Hajdutja seriale Kumrie Zika, pasi vodhi afro 5 mijë euro në një biznes në zonën e “Vorrit të Bomit”, është liruar sërish pas vetëm tri ditësh, duke shpëtuar edhe këtë herë vetëm me masën “detyrim paraqitjeje”.

Zika ishte paraqitur si e interesuar për punë në një biznes që merret me “Exchange” dhe transferta parash brenda dhe jashtë vendit. Biznesi e mori në provë dhe që në ditën e parë Zika shfrytëzoi vetëm pak sekonda neglizhencë të punonjësit tjetër për të vjedhur 5 mijë euro dhe për tu zhdukur në rrugicat e ngushta të lagjes.

Menjëherë pas ngjarjes, biznesi i dëmtuar njoftoi policinë, e cila pasi e identifikoi përmes kameravë të sigurisë dhe arriti ta identifikojë dhe ta arrestojë në zonën e “21 Dhjetorit”.

Pavarësisht se ajo ka kryer të njëjtën vepër penale në mënyrë të përsëritur, qëndrimi në burg ka zgjatur vetëm 3 ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasani mposht Laçin, Vllaznia ndalet në barazim

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme kundër Laçit, duke...

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]