Bashkëshorti i Elisa Spiropalit merret në pyetje nga Policia e Tiranës

Publikuar me datë:

Salarjon Totaj, bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, është paraqitur këtë të martë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje nga autoritetet.

Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese drejtoreshës së Tatimeve. Burime bëjnë me dije se ngjarja lidhet me një kontroll tatimor të ushtruar ndaj një subjekti që dyshohet se ka lidhje me Totajn.

Deri në këtë fazë nuk ka një reagim apo njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës mbi procedurën e ndjekur, ndërsa mbetet e paqartë edhe përmbajtja e mesazheve që janë bërë objekt i verifikimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]