Një në tre shqiptarë me veturë/ Numri i makinave në Shqipëri arrin në 1.05 milionë

Publikuar me datë:

Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti në 1.048.092 mjete, duke shënuar një rritje prej 9,3 %, krahasuar me vitin 2024.

Autoveturat përbëjnë 80,8 % të totalit të mjeteve rrugore.

Numri i autoveturave për 1.000 banorë u rrit në 361, nga 326 në vitin 2024. Një shqiptar ka më shumë se 1 veturë.

Sipas qarqeve, Tirana ka numrin më të madh të mjeteve rrugore, duke përbërë 34,7 % të totalit, i ndjekur nga Durrësi (13,6 %) dhe Fieri (9,1 %).

Qarku i Durrësit ka nivelin më të lartë të motorizimit në vend, me 535 autovetura për 1.000 banorë.

Makinat e vjetra

Pjesa më e madhe e mjeteve që qarkullojnë në rrugë janë të vjetra. Autoveturat me moshë 11–20 vjet përbëjnë 45,7 % të autoveturave gjithsej.

Mjetet me kambio manuale përbëjnë 55,9 % të totalit të mjeteve rrugore.
Mjetet e prodhuara gjatë periudhës 2000–2010 përbëjnë 55,3 % të totalit të mjeteve rrugore.

Markat më të përhapura, mbizotëron Volkswagen

Marka Volkswagen është më e përhapura ndër autoveturat në vend, me 19,7 % të totalit, e ndjekur nga Mercedes-Benz me 18,1 %.

Lënda djegëse, dominon nafta, por pothuajse dyfishohen makinat elektrike

Nafta mbetet lënda djegëse dominuese për autoveturat në vitin 2025, duke përbërë 72,1 % të totalit. Por vitet e fundit ka rritje të mjeteve elektrike. Numri i autoveturave elektrike u rrit me 91,2 %, krahasuar me vitin 2024./Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...