Edi Rama viziton nesër Thethin, një vit pas aksionit për prishjen e objekteve pa leje

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë nesër në Theth, në një vizitë që vjen rreth një vit pas aksionit të qeverisë për prishjen e rreth 100 objekteve pa leje në këtë zonë turistike.

Ndërhyrja e një viti më parë shkaktoi reagime të shumta, ndërsa u cilësua nga qeveria si pjesë e përpjekjeve për lirimin e hapësirave publike dhe rregullimin e zhvillimit në zonat alpine.

Sipas burimeve, institucionet përgjegjëse janë njoftuar për mbërritjen e kreut të qeverisë dhe po përgatiten masat organizative për vizitën. Ende nuk është bërë publike axhenda zyrtare, por një nga temat që pritet të diskutohet është Paketa e Maleve dhe zhvillimi i turizmit në zonat malore.

Gjatë qëndrimit në Theth pritet të shihet nëse Rama do të zhvillojë takime me banorë dhe operatorë turistikë të zonës, si dhe nëse do të ketë deklarata për projektet e ardhshme në Alpet shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...