Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen Bahçallëk të Shkodrës, ku një automjet ka përplasur një të ri që po lëvizte me monopatinë.
Si pasojë e përplasjes, i riu ka mbetur i lënduar dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

