Pamje nga aksidenti tragjik në aksin Çermë-Divjakë, ku humbi jetën një 39-vjeçar dhe u plagosën 5 të tjerë

Publikuar me datë:

Një aksident tragjik është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin, ku një përplasje ballore mes një automjeti tip BMW dhe një Opel i mori jetën një 39-vjeçari.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se automjeti Opel është shkatërruar pothuajse plotësisht nga forca e përplasjes. Viktima është identifikuar si Bajram Kaçani, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve,  i cili udhëtonte me Opel dhe humbi jetën në vend.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe pesë persona që udhëtonin me BMW, mes tyre tre fëmijë. Sipas burimeve mjekësore, fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit u transportuan me autoambulancë në Spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...