Shkodër/ Qytetarët thirren në protestë, sot marshim nga sheshi “Isa Boletini” drejt Bashkisë

Publikuar me datë:

Një protestë qytetare është paralajmëruar të zhvillohet këtë të shtunë në Shkodër. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në orën 19:30 në sheshin “Isa Boletini”, për të vijuar më pas me një marshim drejt Bashkisë së Shkodrës.

Sipas njoftimit të shpërndarë prej tyre, protesta synon të ngrejë zërin për një sërë shqetësimesh që, sipas organizatorëve, ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. Mes tyre përmenden rritja e kostos së jetesës, emigrimi i të rinjve, pasiguria mbi pronën private dhe korrupsioni.

Organizatorët theksojnë se shumë familje po përballen me vështirësi ekonomike, ndërsa mungesa e mundësive dhe e meritokracisë po i shtyn të rinjtë të largohen nga vendi.

Në reagimin e tyre ngrihet edhe shqetësimi për mbrojtjen e pronës private, duke pretenduar se qytetarët ndihen të pasigurt përballë vendimeve administrative që prekin interesat e tyre.

Përmes thirrjes publike, organizatorët bëjnë apel për pjesëmarrje, duke theksuar se protesta nuk ka karakter partiak, por synon të kërkojë llogaridhënie nga institucionet dhe të mbrojë të drejtat, lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Edona Bilali shpreh ngushëllime për tragjedinë në Postribë

Zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, ka reaguar...

Pse Trump po shmang përplasjen me Putin?

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me kritika për...

Ish-kreu i infektivit amerikan refuzon të dëshmojë për origjinën e COVID-19

Ish-drejtori i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive...