Pas suksesit me “Odiesa”, fansat Nolan duhet të presin vite deri në filmin e radhës. Regjisori: “Kam përmbushur ëndrrën”

Publikuar me datë:

Filmi i ri i Christopher Nolan, “Odisea”, po korr sukses të madh në arkë, por fansat e regjisorit britanik do të duhet të presin gjatë për projektin e tij të radhës.

Nolan ka bërë të ditur se do të kalojnë të paktën tre vite përpara se një tjetër film i tij të mbërrijë në ekranin e madh. Në një intervistë për emisionin “Today” të NBC-së, regjisori u pyet për ritmin e tij të punës, pasi në vitet e fundit ka publikuar një film të ri pothuajse çdo tre vjet.

Pas “Interstellar” (2014), Nolan solli “Dunkirk” (2017), më pas “Tenet” (2020) dhe “Oppenheimer” (2023), duke ndjekur një cikël të ngjashëm prodhimi. Ai konfirmoi se edhe për filmin e ardhshëm do të nevojitet një periudhë e gjatë përgatitjeje.

Regjisori pranoi se puna për adaptimin e veprës së Homerit, ku ai është njëkohësisht shkrimtar, regjisor dhe producent, ka qenë një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij.

“Kam arritur kufijtë e qëndrueshmërisë sime dhe mendoj se edhe të gjithë të tjerëve. Është ‘Odisea’; nëse nuk duket e vështirë, atëherë nuk po e bëjmë siç duhet”, u shpreh Nolan.

“Odisea” është një nga projektet më ambicioze të regjisorit, i cili pritet të sjellë një version epik të poemës së lashtë të Homerit, duke kombinuar stilin e tij të njohur kinematografik me një histori klasike që ka frymëzuar breza të tërë.

Për filmin “Odisea” , Nolan bëri histori duke e xhiruar tërësisht në film IMAX 70 milimetërsh, duke shpjeguar: “Shkova në IMAX dhe thashë: ‘Shikoni, nëse ndonjëherë do ta përmbushim këtë ëndërr për ta xhiruar të gjithë filmin në atë mënyrë, ky është ai. Ky është Odisea’ .”

“Odisea” është tashmë në kinema dhe pritet të arrijë mbi 257 milionë dollarë fitime në të gjithë botën , hapja e tij më e mirë globale që nga “The Dark Knight Rises ” (2012), i cili u hap me 249 milionë dollarë.

Filmi është në kinema dhe në të luajnë Matt Damon, Anne Hathaway, Lupita Nyong’o, Robert Pattinson, Tom Holland, Zendaya, Charlize Theron dhe shumë era të tjerë të njohur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...

Itali/ Zbulohet laboratori i drogës, sekuestrohen 15 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë

Një laborator droge është zbuluar nga autoritetet italiane në...

Vllaznia rikthen në fokus François Dulysse, nisin kontaktet për mbrojtësin haitian

Vllaznia vijon lëvizjet në merkaton e verës për të...

Ndodh në Shkodër/ Turistët i futen në shtëpi humoristit Tan Brahimi

Dy turistë nga Anglia kanë hyrë pa autorizim në...