Raportohen të shtëna me armë zjarri në Barbullush, policia në terren

Publikuar me datë:

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Barbullush, njësia administrative e bashkisë Vau i Dejës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Menjëherë pas njoftimeve të marra, shërbime të shumta të Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të identifikuar personin ose personat e përfshirë.

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshimet e para janë se të shtënat janë qëlluar në ajër, ndërsa arsyet e këtij incidenti ende nuk janë sqaruar.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...