I riu rrëzohet me monopatinë në Shkodër, dyshohet se shkak u bë një gropë në rrugë

Publikuar me datë:

Një aksident me monopatinë elektrike është regjistruar në Shkodër, ku një i ri ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se humbi kontrollin e mjetit për shkak të një grope në rrugë.

Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur rrota e monopatinës përplaset me gropën, duke bërë që i riu të rrëzohet me forcë në asfalt. Pas rënies, ai mbetet i shtrirë për disa sekonda pa lëvizur, ndërsa në video nuk shihet askush t’i vijë menjëherë në ndihmë.

Sipas informacioneve paraprake, i riu është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nga të dhënat që shfaqen në kamerën e sigurisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur një ditë më parë, rreth orës 15:00.

Deri tani nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related