Bashkia Shkodër mbyll sytë? Kamionët e tonazhit të rëndë qarkullojnë lirshëm në fundjavë

Publikuar me datë:

Një kamion me tonazh të rëndë është filmuar pasditen e së shtunës, më 18 korrik, rreth orës 16:05, duke qarkulluar në rrugën kryesore të qytetit të Shkodrës, në një kohë kur qarkullimi i mjeteve të tilla gjatë fundjavës është i kufizuar për shkak të sezonit turistik.

Sipas pamjeve, mjeti transportonte inerte dhe ishte pa mbulesën mbrojtëse, e cila është e detyrueshme për të shmangur rënien e materialeve në rrugë dhe rrezikimin e përdoruesve të tjerë të saj.

Kujtojmë se prej datës 1 korrik kanë hyrë në fuqi masat sezonale që ndalojnë qarkullimin e mjeteve me tonazh të rëndë në fundjavë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji.

Burimi: News Power

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rruga e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit,...

Shi në Elbasan, probleme në qarkullim për shkak të ujit nëpër rrugë

Një stuhi e shoqëruar nga reshje intensive ka goditur...