Fier/ BMW humb kontrollin, përplaset me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi

Publikuar me datë:

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit të Fierit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip BMW ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me dy mjete të tjera të parkuara në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i BMW-së, i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për menaxhimin e qarkullimit në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related