Gjimnastët shqiptarë bëhen pjesë e “EuroGym 2026”, festivalit më të madh evropian të gjimnastikës

Publikuar me datë:

Ekipi Kombëtar Shqiptar i gjimnastikës ka marrë pjesë në “EuroGym 2026”, festivalin më të madh evropian për të rinj në këtë sport, i cili po mbahet në Pistoia, Itali. Ky aktivitet ka bashkuar 4218 gjimnastë nga 21 vende të ndryshme të Evropës, duke ndihmuar në promovimin e sportit, miqësisë dhe shkëmbimit kulturor përmes performancave dhe aktiviteteve të përbashkëta.

Ceremonia e hapjes u nderua me prezencën e Leonard Lulajt, Presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, dhe Fidel Yllit, Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Ekipi Kombëtar udhëhiqet nga trajneri Izmir Kashi dhe përfshin gjimnastet: Gresa Dragani, Klea Marku, Gjoela Neziri, Amatia Lleshi, Merili Islami, Mishela Bitanji, Angela Preka, Sara Moleci, Luara Dopalaj dhe Maria Zefi.

“EuroGym 2026” sjell së bashku mijëra sportistë të rinj nga shumë vende evropiane dhe radhitet si një festival gjimnastikash, i cili vendos theksin mbi bashkëpunimin, performancën dhe frymën sportive, më shumë se sa mbi konkurrencën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...