Sarandë/ Të shtëna me armë, plagoset 50-vjeçari

Publikuar me datë:

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, një person i identifikuar si Thimjo Rubati rreth 50 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e të shtënave, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për më shumë detaje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ja kush është i burgosuri shqiptar që u arratis nga spitali në Greqi

Publikohet fotografia e Gentian Çipit, shqiptarit që u arratis...

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]