Grabiti xhiron ditore të një dyqani në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Publikuar me datë:

Një 37-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia, pasi ka grabitur me forcë xhiron ditore të një dyqani të një kompanie celulare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, ku Gerald Ramaj, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një dyqani celularësh dhe ka marrë me forcë shumën prej rreth 100 mijë lekësh të reja, e cila përbënte xhiron ditore të biznesit.

Sipas policisë, 37-vjeçari është lokalizuar dhe kapur në kohë rekord në lagjen nr. 6, Durrës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related