Korfuz/ Tejkaloi kapacitetin e pasagjerëve, arrestohet kapiteni shqiptar i tragetit

Publikuar me datë:

Oficerët e Autoritetit Qendror Portual të Korfuzit në Greqi kanë arrestuar një 45-vjeçar shqiptar, i cili ishte kapiteni i një anijeje traget pasagjerësh, e që mbante flamurin e shtetit “Kitts and Navis”, për shkak të transportimit të pasagjerëve të tepërt.

Anija po lundronte nga një port në Shqipëri për në portin e Korfuzit.

Gjatë një numërimi pas mbërritjes së anijes, u konstatua se numri maksimal i lejuar i pasagjerëve ishte tejkaluar, në kundërshtim me atë që parashikohet në certifikatën e saj të lundrimit.

Kapiteni 45-vjeçar u arrestua për shkelje të Kodit të së Drejtës Publike Detare (KDND), si dhe të ligjeve që kanë të bëjnë me përcaktimin e kushteve për trajtimin e incidenteve të pasagjerëve të tepërt dhe regjistrimin, kontrollin dhe inventarizimin e tyre.

Autoriteti Qendror Portual i Korfuzit po kryen hetimin paraprak për incidentin, ndërsa procedura për vendosjen e sanksioneve administrative të përcaktuara tashmë ka filluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fushë-Krujë/ Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Kastrioti”, dyshohet për shkak elektrik

Një banesë në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës është përfshirë...

Kryeministri hap 4 universitete, Shkodra mbetet jashtë/ Boçi: Hakmarrje politike

Deputeti i PD, Luciano Boçi,njëherazi drejtues politik përmes një...