Vllaznia përforcon portën, Antigoni Hyska bashkohet me skuadrën kuqeblu

Publikuar me datë:

Vllaznia e futbollit të femrave vijon të jetë aktive në merkaton e verës, duke afruar një tjetër emër me peshë në përbërje. Klubi kuqeblu ka siguruar shërbimet e portieres së Kombëtares shqiptare, Antigoni Hyska.

Gardiania, e cila sezonin e kaluar ishte pjesë e Gramshit, ka mbyllur bashkëpunimin me këtë ekip dhe tashmë i është bashkuar Vllaznisë. Ajo është duke u stërvitur me skuadrën në fazën përgatitore që po zhvillohet në Pukë.

Hyska numëron një karrierë të pasur në futbollin e femrave, ku për shumë sezone ka mbrojtur portën e Apolonisë, ndërsa prej vitesh është pjesë e rregullt e Kombëtares shqiptare, duke u konsideruar si një nga portieret më me eksperiencë në vend.

Afrimi i saj shihet si një përforcim i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga trajneri Leka, i cili tashmë ka në dispozicion një alternativë cilësore më shumë në repartin e portës.

Pas këtij transferimi, vëmendja e Vllaznisë është përqendruar te sfidat e turit të dytë të UEFA Women’s Champions League. Ndeshjet do të zhvillohen në fillim të muajit gusht në Qipro, ku skuadra shkodrane do të synojë të sigurojë kualifikimin në fazën e tretë të kompeticionit europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]