Vllaznia kërkon falje pas humbjes drastike

Publikuar me datë:

Vllaznia përjetoi një humbje drastike, duke u mundur me rezultatin 5-0 nga Malisheva në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës këtë të mërkurë, duke u detyruar t’i japë lamtumirën këtij edicioni të kompeticioneve ndërkombëtare. Kjo humbje ka shkaktuar një valë kritika nga tifozët në rrjetet sociale, të cilët kërkojnë ndryshime të thella në klub. Në përpjekje për të sqaruar situatën, kuqeblutë lëshuan një komunikatë zyrtare duke kërkuar ndjesë dhe duke shpjeguar se e gjithë kjo ka qenë e lidhur me pamundësinë për të regjistruar lojtarë, për shkak të një ndalese të vendosur nga FIFA për shkak të borxheve ndaj ish-lojtarëve.

“Të dashur tifozë kuqeblu. Ndjejmë detyrimin moral t’ iu kërkojmë ndjesë për rezultatin e djeshëm dhe për zhgënjimin që përjetuat së bashku me ne. Fatkeqësisht, për arsye burokratike dhe proceduriale, skuadra jonë u detyrua të përfaqësonte Vllazninë në Kupat e Europës e cunguar, pa pasur mundësinë të aktivizonte të gjithë lojtarët e planifikuar. Kjo ishte një situatë e jashtëzakonshme që ndikoi ndjeshëm në ecurinë tonë europiane. Megjithatë, kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë që kemi ndaj fanellës kuqeblu dhe ndaj jush, që na keni mbështetur gjithmonë me besnikëri. Ju falënderojmë për durimin, besimin dhe përkrahjen tuaj të pakushtëzuar. Tani është koha të shohim përpara.

Kampionati nis më 22 gusht, dhe ju premtojmë se do të angazhohemi për të ndërtuar një skuadër konkurruese, e cila do të luftojë me dinjitet për çdo objektiv dhe do t’ju bëjë sërish krenarë. Në ditët në vijim, drejtuesit e klubit dhe stafi teknik do të vazhdojnë përgatitjet intensive për sezonin e ri, duke u fokusuar në forcimin e skuadrës dhe përmirësimin e çdo aspekti të lojës. Synimi ynë është i qartë: të rikthejmë Vllazninë aty ku i takon, në majat e futbollit shqiptar dhe me një paraqitje dinjitoze në çdo kompeticion. Një falënderim vllazëror shkon për FC Malishevën, drejtuesit dhe tifozerinë e saj për mikpritjen dhe korrektësinë e treguar gjatë qëndrimit tonë. I urojmë suksese në vazhdim të rrugëtimit europian dhe shpresojmë të përfaqësojnë sa më denjësisht futbollin shqiptar në rajon. Forca Vllaznia!”,-shkruan klubi.

Pavarësisht kësaj ndjese publike, tifozët kanë vazhduar të shprehin kritika të ashpra ndaj skuadrës, stafit teknik, me trajnerin Edi Martini në krye, si dhe ndaj drejtuesve të klubit, përfshirë presidentin Alban Xhaferi. Shumë prej tyre e kanë cilësuar paraqitjen në Kosovë si një nga më të dobëtat në historinë europiane të Vllaznisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]