Tentoi të vriste me mjet prerës, një 59-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta/ Arrestohet autori i dyshuar

Publikuar me datë:

Një person ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me mjet prerës një 59-vjeçar. Mirjan Dedja qëlloi Roland Beqirajn me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal.

Në pranga po ashtu ra edhe i plagosuri pasi tentoi të fshehte ngjarjen. Sipas njoftimit i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të vriste me mjet prerës, një 59-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokal, identifikohet dhe kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar.

Arrestohet edhe i dëmtuari, pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit se në spitalin rajonal, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, një 59-vjeçar i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, organizuan punën, dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit M. A., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. A. ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin R. B., 59 vjeç.

Më tej, u kryen veprimet për arrestimin në flagrancë edhe të shtetasit R. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk ka pranuar të japë shpjegime për ngjarjen.

I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për ngjarjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Novoselë të Vlorës, flakët përfshijnë barishte dhe pemë

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e fshatit...

Gjergj Stefa kritikon ashpër Vllazninë: Humbja me Malishevën, në kufijtë e skandalit

Gazetari sportiv Gjergj Stefa ka reaguar pas disfatës së...

Detaje nga vrasja e Edmond Sulës/ Ekzekutori u arratis në këmbë, pistat e hetimit

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për ekzekutimin...