Myzyri i jep 6 mln € oligarkes Vilma Nushi, deputetit të PS Vasil Llajo dhe mjekëve-biznesmenë të Traumës

Publikuar me datë:

Jonaid Myzyri po bën namin si titullar i OBP, aq sa e ka nisur me lopatë floriri nxjerrjen nga thesi të fondeve të Shëndetësisë për oligarkët më të mëdhenj të vendit. Në një tender të fundit me vlerë mbi 6.1 MILIONË € për Traumën e Edlira Bodes ka plasur korrupsioni sheshit.

Në tenderin me vlerë të frikshme janë shpallur ofertues të suksesshëm LAYO sh.p.k. e deputetit socialist Vasil Llajo i cili e ka kamufluar në emra të tjerë kompaninë e tij që kur mori mandatin; OrthoNet 360 sh.p.k. dhe TRIMED sh.p.k. e Endrit Hidos nipit të oligarkes së Check Up Vilma Nushit.

Të tre operatorët ekonomike kanë paraqitur oferta mbi fondin limit.

Le të ndalemi tek OrthoNet pasi historia nis e bëhet akoma më interesante. Kjo kompani që ngre më shumë pikëpyetje sipas të dhënave publike ka aksionere Kira Camin e cila është vajza e kirurgut ortoped në Spitalin Universitar të Traumës, Ergys Cami, ndërsa aksionerja tjetër Floresha Haxhimemini është nëna e Sedi Meminit edhe ky aksionet, gjithashtu kirurg ortoped në të njëjtin spital pubik, i cili ka hapur tenderin.

Pra, në një procedurë që ka për objekt furnizimin e repartit të ortopedisë në SUT, mes operatorëve fitues ndodhet një kompani në pronësi të familjarëve të dy mjekëve ortopedë që punojnë pikërisht në institucionin ku do të përdoren këto implante.

Ergys Cami ushtron aktivitet edhe në një spital privat, ku drejton shërbimin e ortopedisë, ndërkohë që është i punësuar edhe në Spitalin Universitar të Traumës dhe ka kompaninë e tij e cila merr tendera nga vendi i punës në shtet!

Edhe pse nga dokumentet e publikuara nuk rezulton ende të jetë lidhur kontrata specifike dhe nuk është përcaktuar se sa nga fondi maksimal prej 6 MILIONË € lekësh do të përfundojnë te secili operator, përfshirja në marrëveshjen kuadër u jep këtyre kompanive mundësinë të konkurrojnë për furnizimet që do të kryhen gjatë 24 muajve të ardhshëm.

Hetimi në prokurimet e shëndetësisë bëhet edhe më i rëndësishëm kur në të njëjtin tender bashkohen kompani të lidhura me oligarkë të fuqishëm, një deputet në detyrë dhe mjekë të vetë institucionit që do të përfitojë nga kontrata.

Ironia në këtë fakt qëndron se vetëm pak muaj më parë, sekretarja e Allajbeut, pupettja ministre e Shëndetësisë deklaronte se nuk ka mungesa ortopedike në apitalet publike të vendit.

I njëjti tender ëshrë zhvilluar edhe në vitin 2021 dhe është ndarë njësoj si këtë vit, çuditërisht me të njëjtat kompani pjesëmarrëse dhe veçim të faktit se Vilma Nushi dhe Vasil Llajo kanë garuar si konkurrent i vetëm në garë.

Nga JOQ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Administrata e presidentit Donald Trump ka miratuar rregulla të...

FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Ja kush emërohet në vend të tij

Federata e Futbollit ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Gent...