Grabitet exchange te Vorri i Bomit, punonjësja merr 5 mijë euro

Publikuar me datë:

Një pikë këmbimi valutor në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë është grabitur nga një prej punonjëseve të saj të reja, e cila dyshohet se ka përfituar nga pozicioni i punës për të marrë rreth 5 mijë euro nga arka.

Sipas hetimeve paraprake, gruaja ishte paraqitur si kandidate për punë në biznesin që merrej me transferta parash dhe këmbim valutor. Pas pranimit në punë, ajo dyshohet se ka shfrytëzuar një moment kur nuk ka qenë nën vëzhgimin e kolegëve për të marrë shumën e parave dhe më pas është larguar nga ambientet e biznesit.

Ngjarja është konstatuar menjëherë nga pronarët e pikës së këmbimit valutor, të cilët kanë njoftuar policinë. Pas verifikimit të kamerave të sigurisë dhe administrimit të provave, autoritetet kanë arritur të identifikojnë të dyshuarën.

Ajo është arrestuar nga policia në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, ndërsa ndaj saj pritet të vijojnë procedurat ligjore për akuzën e vjedhjes.

Sipas raportimeve, dyshohet se gruaja mund të jetë përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme, ku ka përdorur të njëjtën mënyrë veprimi për të përfituar shuma parash, por më të vogla.

Materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Arsyeja se përse femrat vuajnë më shumë nga temperaturat e larta

Të lodhura, me marramendje, irritim, fryrje dhe rraskapitje. Këto...

Debati me Kuçanajn/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për...

Xhafaj Shabanit: “Mos më fol si kryetar partie”

Mbledhja e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen...

Duro: “U pa rezultati, Spanja fitoi me meritë ndaj Francës”

Spanja është finalistja e parë e Botërorit 2026. “La...