Braho: Ja pse SPAK nuk ka nisur hetimet për çështjen e Rrjollit

Publikuar me datë:

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Nismat Qytetare, deputeti i opozitës Erald Kapri kërkoi shpjegime përse SPAK nuk ka nisur hetime për pretendimet e banorëve të Rrjollit, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti nga ndërtuesi dhe botuesi Bashkim Ulaj, duke e akuzuar se u ka grabitur pronat.

“Kam një kërkesë nga banorët e Rrjollit. Dosja e tyre është si e Zvërnecit, pse nuk keni nisur hetimet?”, u shpreh Kapri.

Në përgjigje, Klodian Braho tha se nuk dëshironte të ndalej në raste konkrete, duke theksuar se kompetencat e SPAK nuk përcaktohen nga kërkesa e kallëzuesve.

“Nuk dua të ndalem në raste konkrete. Kompetencat e institucionit nuk përcaktohen nga dëshira apo vullneti i kallëzuesit, por nga rrethanat faktike. Nëse personat e caktuar nuk janë dakord, kanë të drejtën e tyre të ndjekin rrugën ligjore”, deklaroi Braho.

Banorët e Rrjollit kanë protestuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, duke pretenduar se pronat e tyre janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe duke kërkuar ndërhyrjen e SPAK për hetimin e çështjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...