Invalidja në protestë: Më kanë prerë dritat, jetoj vetëm me 90 mijë lekë! Si t’i blej ilaçet?

Publikuar me datë:

Në nisje të protestës, një dëshmi rrëqethëse ka ardhur nga një grua invalide, e cila ka treguar gjendjen ekstreme të varfërisë dhe harresës nga ana e shtetit.

E mbetur krejtësisht e vetme pas vdekjes së prindërve, ajo ka rrëfyer se institucionet i kanë prerë edhe energjinë elektrike, duke e lënë në errësirë totale dhe pa asnjë mundësi për të blerë ilaçet me pensionin e saj qesharak.

“Jam invalide dhe më kanë prerë dritat! Jam pa drita dhe ku thërret qameti! Më kanë vdekur prindërit, jam e vetme fare, jam invalide me 90 mijë lekë (të vjetra) pension. Si do t’i marr ilaçet unë? Unë nuk kam as lavatriçe, as frigorifer, asgjë. Jam e vetme komplet. Jam invalide pune, të rri pa drita unë? Jam shumë e sëmurë, kam qenë dy javë shtrirë. Më kanë ndihmuar komshitë. Çfarë do bëj unë me aq lekë?” deklaroi ajo e përlotur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Franca lufton me zjarret, flakët i afrohen Parisit

Një valë ekstreme e të nxehtit po godet Europa...

Vengu zbulon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbuluar...