Blenë vota në 2021, GJKKO dënon me shërbim prove katër të pandehur

Publikuar me datë:

Gjykata e Posacme ka nxjerrë vendimin për katër individë të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. GJKKO i dënoi këta katër të pandehur me 8 vjet burg secilin, megjithatë asnjëri prej tyre nuk do të vuajë dënimin në burg, pasi gjykata e konverti atë në shërbim prove për të gjithë.

Ndrekë Lera, Arben Kolaj, Ndoc Guri dhe Ilir Sokoli, sipas akuzave nga prokuroria e posaçme, janë akuzuar për blerjen e votave për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe, në disa raste, edhe për Partinë Social Demokrate.

Prokurori Elvin Gokaj kreu një hetim të thelluar, i mbështetur në prova materiale dhe përgjime telefonike që dokumentojnë disa episode në të cilat këta individë ofronin 50 euro në këmbim të votave për këto dy parti.

Hetimi nga struktura e posaçme tregoi se gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 ishte zbatuar një skemë e saktë korrupsioni zgjedhor, ku ofroheshin shpërblime monetare në këmbim të votës.

SPAK konstaton se shpërndarja e parave është realizuar ose përmes dhënies së drejtpërdrejtë të parave për votat e veta, ose përmes angazhimit të personave të tretë për të ndikuar te zgjedhës të tjerë.

Gjatë hetimeve, janë përdorur mjete të posaçme, përfshirë përgjime telefonike, që kanë zbuluar se Ndrekë Lera ka pasur një rol kyç në këtë aktivitet kriminal, duke u angazhuar drejtpërdrejt në biseda lidhur me premtimin dhe organizimin e pagesave për vota në favor të dy subjekteve politike. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Franca lufton me zjarret, flakët i afrohen Parisit

Një valë ekstreme e të nxehtit po godet Europa...

Vengu zbulon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbuluar...