Vazhdojë skandalet tek Onkologjiku. Pacientes i shtyhet kimioterapia sepse mungojnë ilaçet

Publikuar me datë:

Një qytetare ka denoncuar një situatë shqetësuese në Spitalin Onkologjik në Tiranë, ku nëna e saj nuk ka mundur të kryejë seancën e planifikuar të kimioterapisë për shkak të mungesës së medikamentit Bevacizumab (Avastin).

Sipas saj, nëna ndjek trajtimin me kimioterapi çdo 21 ditë prej një viti, pa ndërprerje.

Ditën e sotme, familjarët kanë lënë angazhimet e tyre për ta shoqëruar në spital, por atje janë njoftuar se ilaçi nuk ishte në dispozicion.

Ajo thotë se stafi i ka komunikuar se ishte bërë një përpjekje për t’i telefonuar që të mos paraqiteshin, por më pas ka rezultuar se numri i telefonit ishte regjistruar gabim.

Qytetarja shprehet se nëna e saj ndodhet në gjendje të rëndë dhe shtyrja e kimioterapisë mund të ketë pasoja serioze për trajtimin e saj. Ajo shton se familja nuk ka mundësi financiare për të blerë vetë ilaçin, i cili kushton rreth 800 mijë lekë të vjetra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Franca lufton me zjarret, flakët i afrohen Parisit

Një valë ekstreme e të nxehtit po godet Europa...

Vengu zbulon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbuluar...