BE nis një iniciativë ndihme prej 1 miliard dollarësh për Gazën

Publikuar me datë:

Komisioni Evropian njoftoi të hënën se ka startuar një iniciativë së bashku me 15 partnerë për të ofruar ndihmë në shumën prej 883.6 milionë eurosh për Gazën.

Siç theksohet nga KE, “Iniciativa e Ekipit të Gazës”, e cila u lançua gjatë takimit të Grupit të Donatorëve të Palestinës në Bruksel, do të kontribuojë në projekte të rimëkëmbjes për popullsinë e Gazës.

Dymbëdhjetë vende evropiane e kanë bashkuar këtë iniciativë, së bashku me Japoninë, Bankën Botërore dhe Bankën Evropiane për Investime.

Komisionerja për Mesdheun, Dubravka Suica, deklaroi se Austr alia dhe Kanadaja kanë shprehur interes dhe pritet të bashkohen me këtë nismë.

Qëllimi i kësaj iniciative është “vlerësimi i shpejtë i dëmeve dhe nevojave për Gazën, si dhe koordinimi i projekteve të hershme të rimëkëmbjes që adresojnë restaurimin e shërbimeve bazë, përfshirë infrastrukturën e ujit dhe kanalizimeve, menaxhimin e mbeturinave dhe mbetjeve të ngurta, si dhe restaurimin e sistemeve shëndetësore, të energjisë, të bujqësisë dhe të ushqimit”.

Me herët, KE kishte arritur një marrëveshje me autoritetet izraelite në lidhje me hapat e ardhshëm për dy projekte të rëndësishme në menaxhimin e mbeturinave dhe ujit në Gaza.

Që nga viti 1994, Bashkimi Evropian ka ofruar afërsisht 30 miliardë euro ndihmë për palestinezët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related