Bashkëpunëtorja e drejtësisë për dosjen “Veliaj” dhe ish-efektivi i burgjeve në GJKKO/ Avokati i Kondakçiut: Ndihmoi zbardhjen e së vërtetës, ka pasur kosto. Baçi: Kërkoj dënim më të lehtë

Publikuar me datë:

Adela Kondakçiu, e cila ka marrë statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë në dosjen Veliaj, bëri mbrojtjen para GJKKO.

Avokati tha se e mbrojtura prej tij ka pranuar të marrë pjesë në aktivitetin kriminal, por e shtyrë dhe e ndikuar nga urdhrat e Xoxës.
“Jo vetëm që nuk ka përfituar, por është vënë në dispozicion të drejtësisë dhe ka patur kosto për transparencën e saj. Ka ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës për organet e drejtësisë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ish-polici i burgjeve, Fatjon Baçi, i cili i ka mundësuar Erion Veliajt përdorimin e një telefoni celular gjatë transportimit me furgonin e burgut, kërkoi një dënim më të butë nga Gjykata e Posaçme. Ky episod çoi edhe në shtimin e një akuze ndaj Veliajt për futjen ose përdorimin e sendeve të ndaluara në ambientet e paraburgimit.

“Fatjon Baçi ka bërë një gabim njerëzor përballë një njeriu si Erion Veliaj që gëzonte pushtetin që gëzonte. Veliaj ka biseduar me vëllain dhe gruan e tij dhe nuk ka bërë asnjë bisedë kriminale, përndryshe nuk do t’ia jepte celularin. Kërkoj që Gjykata të më japë një dënim më të lehtë duke marrë në konsideratë se nuk kam patur qëllim kriminal dhe duke marrë parasysh rrethanat familjare që jam i vetmi njeri i punësuar në shtëpinë time”, tha ai.

Më pas, dy mbrojtës kërkuan që të shtyhej seanca gjyqësore për të plotësuar konkluzionet përfundimtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]