Vrau bashkëshorten pak ditë më parë, gjykata lë në burg Shtjefën Ziçin. 64-vjeçari “kyç” gojën para togave të zeza

Publikuar me datë:

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shtjefën Ziçin, 64 vjeç, i cili vrau pak ditë më parë bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi.

Ziçi ka dalë sot para gjykatës, ku u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 9 korrik në Shkodër.

Sipas informacioneve, 64-vjeçari nuk ka dhënë dëshmi para gjykatës për shkak të gjendjes së rënduar psikike. Avokati i tij mbrojtës ka kërkuar kryerjen e një ekspertimi psikik për të përcaktuar gjendjen e të dyshuarit.

Ngjarja tronditëse ndodhi pak ditë më parë, kur Shtjefën Ziçi dyshohet se vrau bashkëshorten e tij brenda banesës së tyre në Shkodër. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit vijojnë nga autoritetet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related