Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arrestuar

Publikuar me datë:

Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe Europol-in, ka shkatërruar një organizatë të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila dyshohet se kishte lidhje me grupe kriminale shqiptare dhe polake.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar 18 persona, mes tyre edhe dy shtetas evropianë të identifikuar si drejtues të rrjetit.

Aksioni, i koduar “Gran Fénix 0043-Azkaban”, u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së enjtes, më 8 korrik. Sipas autoriteteve ekuadoriane, hetimet zbuluan se organizata kishte trafikuar rreth 7.5 ton kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej 225 milionë dollarësh në tregun e paligjshëm ndërkombëtar.

Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte nisur aktivitetin e tij të paktën që prej vitit 2019 dhe dyshohet se bashkëpunonte me grupe të armatosura kolumbiane, si edhe me banda kriminale që veprojnë në Ekuador, duke krijuar një rrjet të gjerë për trafikun e lëndëve narkotike drejt tregjeve ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet; Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

Ekspertët për çështjet e pushtetit vendor dhe ekonomisë vlerësojnë...

Këmbimi valutor 12 korrik, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...

Emri/ Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë, u qëllua teksa po hynte në shtëpi

Një vrasje është shënuar pak pas mesnate në fshatin...