Muzikanti Arvit Banishta: Bashkia Shkodër po i zhvlerëson artistët

Publikuar me datë:

Muzikanti shkodran Arvit Banishta ka ngritur një shqetësim publik lidhur me mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen artistët e qytetit nga Bashkia Shkodër.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Banishta pretendon se orkestra e Teatrit “Migjeni” është kaluar nën administrimin e Bashkisë Shkodër dhe se muzikantët po angazhohen në aktivitetet e bashkisë, në vend që për këto evente të kontraktohen artistë të jashtëm.

Sipas tij, kjo situatë ka sjellë zhvlerësim të punës së artistëve vendas.

“Unë sa di, ky është mosvlerësimi më i madh për artistët. Edhe në kohën e Voltanës artistët në Shkodër kanë qenë më të vlerësuar. Thjesht kanë shtuar poste reklame e dronë, por janë ulur vlerat. Tmerr, tmerr, tmerr”, shkruan Banishta.

Ai shprehet gjithashtu se ka marrë informacione së fundmi për këtë situatë dhe e cilëson atë një çështje shqetësuese për jetën artistike në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related