Eurodeputetja franceze vjen në Shqipëri: Shqiptarët janë ngritur kundër korrupsionit të Edi Ramës

Publikuar me datë:

Mbështetje për protestat që demonstrojnë kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë shqiptare po rritet midis eurodeputetëve.

Përveç eurodeputetes italiane,  Ilaria Salis, e cila mori pjesë në një nga protestat e mëparshme, edhe eurodeputetja franceze Emma Fourreau ka njoftuar planet e saj për të udhëtuar në Shqipëri, ku do t’i bashkohet protestuesve të “Revolucionit të Flamingove Rozë”.

Me anë të një postimi në platformën e saj sociale, Fourreau thekson se shqiptarët kanë protestuar për më shumë se një muaj kundër zhvillimit në Zvërnec, një projekt që ajo e quajti “ekocidal”, si dhe kundër, sipas saj, korrupsionit në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Eurodeputetja e Francës theksoi se vizita e saj në Shqipëri shpreh solidaritetin me protestuesit dhe kërkon ndalimin e, sipas saj, grabitjes së tokave dhe pronave publike.

“Po nisem për në Shqipëri për të mbështetur Revolucionin e Flamingove Rozë! Prej më shumë se një muaji, populli shqiptar është ngritur kundër projektit ekocidal të financuar nga familja Trump dhe kundër korrupsionit të qeverisë socialiste të Edi Ramës. Ndal grabitjes së tokave dhe pasurive, mbështetje për shqiptarët që janë në luftë!”, shkruan Fourreau.

Prania e eurodeputetes franceze në protestë pason pjesëmarrjen e një eurodeputeteje italiane, duke rritur kështu mbështetjen ndërkombëtare për lëvizjen qytetare, e cila prej javësh kërkon ndalimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Franca lufton me zjarret, flakët i afrohen Parisit

Një valë ekstreme e të nxehtit po godet Europa...

Vengu zbulon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbuluar...