Një grup i Avokatit të Popullit zhvilloi një inspektim në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç, ku u vlerësuan kushtet e qëndrimit të të dënuarve dhe funksionimi i institucionit.
Pas vizitës, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Endri Shabani, u shpreh se burgu i Reçit paraqet kushte më të mira krahasuar me disa burgje të tjera në vend, për të cilat institucioni ka rekomanduar mbylljen për shkak të standardeve të papërshtatshme.
Megjithatë, ai theksoi se edhe ky institucion ka problematika që kërkojnë përmirësim. Sipas Shabanit, çështja më shqetësuese mbetet ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe aksesi i të dënuarve në kujdesin mjekësor.
Grupi i inspektimit pritet të vijojë verifikimet dhe në përfundim të tyre do të paraqesë rekomandimet përkatëse për përmirësimin e situatës në burgun e Reçit.

