Video/ Shqiptarët në protestë, Balla me socialistët, puro e ‘murlan’ në Strasburg

Publikuar me datë:

Ndërsa qytetarët në Shqipëri vijojnë protestat, Taulant Balla dhe zyrtarë të tjerë të mazhorancës shfaqen në një tjetër realitet në Strasburg, duke luajtur letra dhe duke shijuar momente relaksi.

Sipas videos së publikuar nga Syri TV, duket Balla, Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe zyrtarë të tjerë të ulur në një tavolinë duke luajtur “murlan”. Në video, Balla shihet me puro në dorë, ndërsa letrat i lë hapur mbi tavolinë.

Por momenti i qetësisë për zyrtarët socialistë është ndërprerë nga qytetarë që i kanë përballur drejtpërdrejt, duke i pyetur se çfarë po bëjnë për Shqipërinë dhe pse po kalojnë kohën duke luajtur letra, ndërsa në vend qytetarët protestojnë.

“Çfarë po bëni për Shqipërinë? Po lozni me letra, po kënaqeni?”, dëgjohen t’u thonë qytetarët. Më tej, ata i akuzojnë se po shijojnë resorte dhe luks me taksat e shqiptarëve: “Ju me taksat tona! Për të ndenjur në resorte, për të luajtur me letra!”.

Episodi është përmendur edhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ironizoi Ballën gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian: “Taulantit do i shkonte puro shumë më tepër po mos ta fshihte… por duket se instinkti i vjen natyrshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...