Mirsad Basha i drejtohet Becit: Shikoni gjendjen e Velipojës dhe shatërvanëve në qendër të Shkodrës

Publikuar me datë:

Mirsad Basha ka ngritur shqetësimin për gjendjen e shërbimeve në plazhin e Velipojës dhe për mirëmbajtjen e shatërvanëve në qendër të Shkodrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i është drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak, Ermira Teliti, dhe kryebashkiakut Benet Beci, duke kërkuar më shumë investime dhe shërbime në Velipojë, duke theksuar se zona gjeneron të ardhura të konsiderueshme nga parkimet, shezllonet, panairet, eventet dhe aktivitetet e tregtarëve ambulantë.

Në reagimin e tij, Basha kërkon gjithashtu ndërhyrje për pastrimin dhe ndërrimin e ujit në dy shatërvanët e qendrës së qytetit, duke i cilësuar ato në gjendje të papërshtatshme.

Postimi ka nxitur reagime në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Bashkia Shkodër do t’i përgjigjet këtyre shqetësimeve me masa konkrete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shefi i OKB-së paralajmëron: Pasoja katastrofike mes rritjes së tensioneve SHBA-Iran

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara,...

VLEN kërkon sqarime pas ndalimit të tre zyrtarëve të saj në Qafë Thanë

Lëvizja VLEN ka kërkuar sqarime zyrtare nga autoritetet shqiptare...

Qytetarët i ‘veshin’ kryeministrit fustan rozë: 4 mln euro i duam për Onkologjikun, jo për dëngla

Protesta e 39-të para Kryeministrisë është shoqëruar nga pankarta...

Groenlanda i përgjigjet Trump: Nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka shprehur reagimin e...