Pamjet satelitore fundosin Ramën, New York Times dokumenton punimet në Zvërnec

Publikuar me datë:

Një analizë vizuale e The New York Times ka publikuar imazhe satelitore që ilustrojnë ndryshime të dukshme në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, ku pritet ndërtimi i një resorti luksoz i lidhur me Jared Kushner.

Sipas këtij hetimi, megjithëse qeveria shqiptare dhe firma zhvilluese kanë siguruar se punimet nuk do të fillojnë pa përfundimin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, pamjet e realizuara tregojnë se një sipërfaqe e konsiderueshme ka qenë e pastruar, një rrugë prej rreth 7 kilometrash është shtruar, një urë është ndërtuar, dhe mbi 8 hektarë tokë janë rrafshuar.

Reportazhi thekson se në vitin 2024, qeveria ka ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura, duke ulur nivelin e mbrojtjes për atë zonë ku është planifikuar investimi.

Sipas The New York Times, këto zhvillime tronditëse kanë shtyrë protesta të shumta në Shqipëri dhe kanë krijuar dyshime mbi dëmet e mundshme mjedisore, ndërsa projekti parashikon ndërtimin e hoteleve, një parku ujor, një kazinoje, një fushe golfi dhe objekteve të tjera turistike luksoze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qytetarët i ‘veshin’ kryeministrit fustan rozë: 4 mln euro i duam për Onkologjikun, jo për dëngla

Protesta e 39-të para Kryeministrisë është shoqëruar nga pankarta...

Groenlanda i përgjigjet Trump: Nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka shprehur reagimin e...

Kualifikimi i Zvicrës, Xhaka: Jemi ende gjallë, rrugëtimi vazhdon

Zvicra siguroi kualifikimin ndaj Kolumbisë në ndeshjen e Botërorit,...

Nisin punimet prane Ures se Dajçit, ne aksin Lezhe-Shkoder

Pas njoftimit nga Policia Rrugore dhe kërkesës për një...